Probleme raportohen në lagjet 1 dhe 2, në Rrugën e Pestë, ndërsa në errësirë është edhe Bulevardi kryesor i qytetit. Rrugët e qytetit janë në terren dhe ajo që lë një shije të hidhur është imazhi që krijohet në sytë e turistëve. Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe nëpër fshatra.
Banorët shprehen se nuk janë njoftuar nga OSHEE për ndërprerjen e energjisë, ndërsa gjithashtu mungon një reagim zyrtar nga ky institucion mbi arsyet e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të një prej qyteteve më të populluara nga turistët gjatë sezonit të verës.
Mungesën e energjisë elektrike në pikun e sezonit turistik, në Sarandë, e ka denoncuar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nëpërmjet një video në faqen e tij zyrtare të “Facebook”-ut.
“Ky është turizmi i territ dhe errësirës qe ofron piktori dështak në Sarandë!”, shkruan Berisha, bashkangjitur me mesazhin e qytetarit digixhital dhe një video.
Statusi i plotë i Sali Berishës
“Ky eshte turizmi i territ dhe erresires qe ofron piktori deshtak ne Sarande!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij! sb
“Zoti Sali ketu ne Sarande ka 2 dit qe ikin dritat cfar behet me shqiperine turizmi i erresires se Edi Rames rrespekte”