Lajme

Trupa të KFOR-it largohen përkohësisht nga Kosova

By FerizajPress

August 11, 2016

Kontingjent i KFOR-it nga Kosova, pas një kërkese për mbështetje nga autoritetet maqedone, kanë shkuar në ndihmë në Shkup, ku ditë më parë pati përmbytje.

Trupa të KFOR-it zviceran dhe austriak kanë arritur sot në Shkup për të ofruar ndihmë me ngarkues, ekskavatorë e kamionë, të udhëhequr nga inxhinierët ushtarak, transmeton Koha.net. Sipas faqes zyrtare të NATO-s, në total janë 18 pjesëtarë dhe 13 mjete të NATO-s të vendosura në Stajkovec, pranë Shkupit. Ata do të qëndrojnë aty përafërsisht 10 ditë