Vendet e punës, rritja ekonomike dhe një tryezë e rrumbullkatë për gratë në fuqinë punëtore janë në rend të ditës.
Takimi midis Trumpit 70 vjeç dhe Trudeaut 45 vjeç shihet si përballje e dy liderëve me pikëpamje të ndryshme ndaj botës.
Trump ka ngritur zërin kundër tregtisë globale dhe ka lëshuar urdhër që u ndalon refugjatëve dhe migrantëve hyrjen në SHBA.
Trudeau, liberal, mbështet tregtinë globale dhe ka mirëpritur 40,000 refugjatë sirianë në Kanada.