Duke e cituar një zyrtar anonim të Shtëpisë së Bardhë, NBC News raporton se presidenti i ri pritet që të nënshkruajë urdhrin i cili e konfirmon qëllimin e tij për ta larguar SHBA-në nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje me 11 vendet buzë paqësorit e cila ende nuk është ratifikuar nga Kongressi, transmeton Express.
Raportohet se Trump do të vendosë nënshkrimin e tij në këtë urdhër sot në orën 10.30 sipas kohës lokale [17.30 sipas kohës sonë].