Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka kumtuar lajmin për nënshkrimin e protokollit. Mali i Zi pritet të bëhet anëtar i plotë i NATO-s në fund të muajit maj në Samitin e Brukselit. Spanja dhe Holanda dy anëtare tjera të NATO-s ende nuk i kanë përmbyllur procedurat për pranimin e Malit të Zi në këtë aleancë ushtarake. /Gazeta Express