Lajme

Trump-Mediave: E kam një letër nga Obama, por nuk do t’ua tregoj

By FerizajPress

January 23, 2017

“Ishte gjest i mirë nga ana e tij dhe ne i gëzohemi kësaj, por do ta ruaj e nuk do t’jua tregoj mediave se çka shkruan në atë letër”, ka thënë ai. “Do t’ju them se ishin interesante këto ditët e fundit, se kemi caktuar takim me kryeministren e Britanisë së Madhe dhe se kryeministrja May (Theresa) do të vijë shpejtë në SHBA”, u shpreh Donald Trump.

Është traditë në historinë e Amerikës, që presidenti në largim t’ia shkruaj një letër urimi presidentit të ri.

Ditë më parë u publikuan letrat që Bill Clinton i’a kishte lënë Bushit, dhe ky i fundit Obamas. /Lajmi.net/