Lajme

Trump i përgjigjet Obamas: Hillary nuk është për presidente

By FerizajPress

August 02, 2016

Kandidati presidencial nga Partia Republikan për në Shtëpinë e Bardhë, është përgjigjur ndaj kritikave të kryetarit Barack Obama se nuk është i përshtatshëm për kryerjen e funksionit të presidentit duke thënë se politika që ka zhvilluar rivalja e tij nga Partia Demokratike, ka dëmtuar interesat kombëtare dhe punëtorët amerikanë, transmeton Koha.net.

“Hillary Clinton ka dëshmuar se është e papërshtatshme për detyrën në cilindo funksion qeveritar”, ka thënë Trump në deklaratën menjëherë pas sulmit të Obamas, njofton Reuters.

Obama sot ka kërkuar nga republikanët të distancohen nga Trump, i cili, siç ka vlerësuar ai, është i papërshtatshëm për të qenë kryetar.