Lajme

Trump dhe Erdogan takohen më 21 shtator

By FerizajPress

September 17, 2017

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Trumpit për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdoganin do të mbahet të njëjtën ditë kur presidenti amerikan do të takojë edhe krerët e Afganistanit dhe Ukrainës.Edhe zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet të enjten, takim ky i pavarur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Temë kyçe, sipas të gjitha gjasave, do të jetë situata në Siri.