Sport

Tronditet Barcelona, Neymar dënohet me dy vite bug?

By FerizajPress

February 20, 2017

Sulmuesi brazilian po akuzohet se ka gënjyer rreth kontratës së transferimit gjatë vitit 2013, kur u transferuar te Barcelona prej Santosit.

Kompania braziliane “DIS” pretendon se futbollisti edhe i ka borxh pasi që futbollisti kishte fshehur kontratën e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Prokuroria spanjolle ka kërkuar një dënim prej dy vjet për Neymarin dhe dënim prej 10 milionë dollarësh.

Por, mediat spanjolle raportojnë se vështirë është e besueshme që futbollisti dhe i ati do të përfundojnë në burg nëse shpallen fajtor pasi që dhënat e tyre, nuk kanë bërë shkelje ligjore.

Kujtojmë se 25-vjeçari ishte transferuar për 57 milionë euro ndërsa është zbuluar se blerja e kartonit të reprezentuesit brazilian i ka kushtuar katalonasve mbi 90 milionë euro.

Vlen të theksohet se për shmangie të pagimit të tatimeve me procese gjyqësore po përballet edhe futbollisti tjetër i Barcës, Lionel Messi./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.