Lajme

Tri tërmete gjatë natës në Shqipëri

By FerizajPress

January 16, 2017

Tërmeti ka rënë në thellësinë prej 5 kilometrat në tokë, ndërsa sipas italianëve janë paralajmëruar banorët, por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur në realitet.

Por lëkundje nuk janë ndjerë vetëm në veri të vendit. Sipas Institutit të Sizmiologjisë së Europës dhe Mesdheut, një tjetër tërmet prej 3 gradë të shkallës Rihte ka rënë në Gjirokastër.

Një tjetër tërmet që ka rënë ka qenë edhe ai prej 2.9 gradë i shkallës Rihter i rënë në detin Adriatik, jo shumë larg nga brigjet shqiptare.

Një aktivitet i tillë tërmetesh kishte kohë që nuk ndihej në Shqipëri, ndërsa autoritetet zyrtare nuk kanë dhënë asnjë lloj informacioni në lidhje me këto ngjarje. /Syri.net