Misioni i OSBE-së në Kosovës, gjatë ditës së sotme ka bërë një donacion për tri shkolla të Komunës së Ferizajt me mjete të teknologjisë.
Pranimin e këtij donacioni e ka bërë numri një i Drejtorisë së Arsimit në Ferizajt, Afrim Llabjani, i cili është shprehur tejet mirënjohës për këtë donacion shumë të nevojshëm për shkollat “Ahmet Hoxha”, “Vezir Jashari” si dhe shkollën “Tefik Çanga”.
“Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit për mbarëvajtjen e procesit mësimor në Qendrat Mësimore që janë në këto shkolla”, është shprehur drejtori Llabjani.
Në pranimin e këtij donacioni kanë marrë pjesë edhe drejtorët e këtyre shkollave të cilët janë ndarë tejet të kënaqur nga ky donacion i OSBE-së.
Donacioni i OSBE-së ka të bëjë më mjete të teknologjisë informative në të cilat janë të përfshira: projektor, llaptop edhe kompjuter.