Tri përforcimet, Nico Gaitan, Kevin Gameiro dhe Sime Vrsaljko, nuk i kanë përmbushur pritshmëritë.
Gaitan ishte i pari që arriti për 25 milionë nga Benfica, ndërsa gjysmën e parë të stinorit e kaloi më shumë në bankën rezervë, përcjellë “lajmi.net”.
Paraqitje shqetësuese ka bërë edhe Gameiro, i cili përkundër rekordit të golave në vitin e kaluar me Sevillan, te Atletico ende nuk ka treguar pothuajse asgjë nga rezultati i tij.
Vrsaljko mbase ka treguar më shumë, mirëpo megjithatë i mbetet për t’u përmirësuar dhe për t’i përmbushur pritshmëritë.
Sipas “Fichajes.net”, pikërisht kjo është arsyeja e mos-shkëlqimit të Atleticos këtë sezon. /Lajmi.net/