Lajme

Tri bimë endemike në pulla postare

By FerizajPress

March 07, 2017

Prishtinë, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin më të ri të pullave postare që kësaj here përmban tri lloje të florës endemike të Kosovës.

Aster Albanicus është një bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi prej 15 deri 35 cm. E përhapur në male në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Pupullacioni i aster albanicus gjendet afër vendbanimeve dhe nën ndikimin e kullotjes intensive. Ky lloj është vlerësuar në kategorinë me status “E Përkeqësuar” (VU), sepse si pasojë e ndikimit të faktorit antropogjen në disa lokalitete ka ardhur deri të zvogëlimi i arealit të këtij lloji.

Tulipa Luanica (Liliaceae) është lloj i ri i tulipanit i zbuluar në malet e Pashtrikut, në pjesën jugore të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë. Zbulimi i llojit të ri të tulipanit Kosovën e radhitë në regjion të rëndësishëm dhe të pasur me specie të tulipanit. Në botë janë të pranuara 90 lloje nga gjinia e tulipanit, nga të cilat në Kosovë kanë qenë të njohura katër lloje.

Solenantë Krasniqi ( Solenanthuse krasniqi) është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe dhe bisqe sterile. Lulëzon në muajit qershor dhe korrik. Riprodhohet me farë.  Gjendet ë Pashtrik në lartësi mbidetare 1540 metra  dhe ka areal shumë të kufizuar dhe numër shumë të vogël të individëve maturë.