Protestat e maturantëve në Ferizaj si duket po tejkalon suazat e një proteste të nxënësve, kanë filluar të përdoren edhe elemente jo të hjeshme për nxënës.
Në dy protestat e nxënësve, asaj dje në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” edhe sot në shkollën ekonomike “Faik Konica” në drejtim të shkollës dhe personelit janë gjuajtur vezë.
Kërkimi i të drejtave edhe përmes protestave është një e drejtë ligjore për të gjithë por eskalimi dhe gjuajtja me mjete të ndryshme,çofshin ato edhe vezë, paraqet një eskalim pasi mund të jenë mjete që dikudsh mund të lëndohet.
Kjo dukuri do të ishte mirë që tek prindërit dhe përgjegjësit të merrej më seriozisht.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga Këshilli i prindërve të Ferizajt në lidhje me këtë rast.