Lajme

Trembëdhjetë raste me COVID-19 dhe dy raste të shëruar

By FerizajPress

May 31, 2020

Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 31 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 843 raste.

Nga data 08 shkurt  deri më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.968 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 31 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.207.721 raste të COVID-19 dhe 372.036 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

ÇDO HAP PËRPARA QË BËJMË, BARTË EDHE RREZIKUN ME VETE DERISA VIRUSI ËSHTË ENDE NË MESIN TONË.

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE! 

LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 SEKONDA!           

LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË  SHËNDETËSISË!

LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!

JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!

LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

Ju faleminderit për mirëkuptim!