Lajme

Tregtarët kërkojnë të hiqet kushti për vjetërsinë e veturave

By FerizajPress

July 01, 2018

Tregtarët e veturave po vazhdojnë ta përkrahin propozimin e komisionit për zhvillim ekonomik për heqjen e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve për importim. Tregtarët po ankohen se me kufizimin aktual nuk po mund të fitojnë. Për këtë arsye ata po e përkrahin propozimin e komisionit parlamentar. “Po me qenë se votohet ai ligj besoj që qarkullimi është më i mirë dhe për popull është më mirë sepse e kanë ngulfat shumë keq më ketë ligj”, tha një tregtar për Klan Kosovën. Por, pati edhe të tillë në pazarin e veturave që janë kundër doganimit të veturave të vjetra. “Me katalizator me e bo njëfarë ligji dhe jo me vit të prodhimit’, tha ai. E ata që dolën këtë të diel për të blerë veturë kanë mendime të ndryshme lidhur me ndryshimin e nenit 44 për heqjen e kriterit të vjetërsisë së automjeteve. Nga fillimi i vitit 2018 ishte ndaluar që automjetet më të vjetra se 10 vjet të mos doganohen.