Lajme

“Trego fuqinë tënde – voto!”, slogani i KQZ-së në zgjedhjet e 6 tetorit

By FerizajPress

September 23, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar sloganin për zgjedhjet e 6 tetorit. Slogani i ri do të jetë “Trego fuqinë tënde – voto!”.

Kjo për shkak se ai i kaluari që ishte “Votojmë për të ardhmen tonë!”, ishte i ngjashëm me atë të Partisë Demokratike të Kosovës: “Ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin”.

Slogani i ri u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e KQZ-së.