Lajme

Tre të vrarë në Gjakovë, të dyshuarit në arrati

By FerizajPress

August 23, 2016

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti. Express merr vesh se të vrarët janë dy vëllezërit V.I, I.I nga fshati Madanaj, kurse i treti Z.K. nga fshati Meçe. Po ashtu i dyshuari për vrasje është Gj.Gj nga fshati Smolicë.

Lajmi për vrasjen është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënsja e Policisë rajonale të Gjakovës.

“Në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatën se në rrugën “Ismail Qemajli” kanë gjuajtur me armë dhe tre persona kanë vdekur. Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Sipas zëdhënëse se policisë ende nuk dihen se cilat janë motivet dhe se viktimat janë të moshës 25- 35 vjeçar.

“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt dot ë japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj.