Ferizaj

Tre pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalin e Ferizajt

By FerizajPress

November 03, 2020

Në Spitalin Rajonal të Ferizaj aktualisht janë tre pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.Dy nga tre pacientët e konfirmuar me SARS- CoV-2, janë duke u asistuar me maskë CPAP, maskë e cila u ndihmon pacientëve për frymëmarrje.Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Jeton Zeqiri, tha për KALLXO.com se aktualisht të hospitalizuar janë 10 pacientë dhe të gjithë janë me oksigjeno – terapi.

“10 janë të hospitalizuar, pesë të pakonfirmuar (për COVID-19), tre janë konfirmuar pozitivë dhe dy kanë rezultuar negativë”, u shpreh Zeqiri.Brenda ditës, Drejtori tha se kanë pranuar 18 vizita specialistike.Numri i pacientëve në Spitalin e Ferizaj të cilët po kërkojnë tretman mjekësor ka filluar të rritet nga dita e premte e javës së kaluar.Infeksioni me pandeminë e coronavirusit është rritur në nivel vendi, IKShPK sot ka njoftuar se nga 1.621 mostrave të marrura 334 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kanë vdekur tetë persona si pasojë e infeksionit.

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.