Trashëgimia kulturore në Kosovë, paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë arkeologjike, arkitekturore, të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj të luajtshme të periudhave të ndryshme historike të vendit. Ky thesar i trashëguar ndër shekuj me objekte të ndryshme arkitekturore e arkeologjike me kala të periudhave të ndryshme, qyteteve të vjetra, xhamive të periudhës osmane, kisha të periudhave të ndryshme, teqeve, urave, shtëpi të vjetra e artefakte arkeologjike, të cilat, si një itinerar, drejtojnë rrugët e hulumtimit shkencorë, për ta prezantuar zhvillimin e jetës edhe në të kaluarën.
Në komunën e Ferizajt me rrethinë, trashëgimia kulturore është një aset i cili po tu qasemi në mënyrë profesionale, kjo pasuri mundë të shfrytëzohet për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit. Dikur qyteti i Ferizajt ishte mjaft i pasur me monumente të Trashëgimisë Kulturore, kryesisht të periudhave të ndryshme kohore, por zhvillimi i hovshëm që ka ndodhur në qytet, kjo pasuri historike, çdo ditë rrezikon të zhduket në tersi. Ato pak monumente që ka kjo rrethinë, në disa monumente, gjendja e tyre është e mjerueshme, të cilat po shkatërrohen për çdo ditë, qoftë nga faktori natyrë apo dora e njeriut.
Ashtu siç dihet, qyteti i Ferizajt është njëra nga qytetet, e themeluar së voni, por rrethina e tij është mjaft e pasur qoftë me monumente të trashëgimisë kulturore, ajo shpirtërore e natyrore. Ka mjaft punë për tu bërë në këto drejtime, ku deri në ditët e sotme mungojnë investimet konkrete, jo për arsye të interesimit të zyrtarëve të saj, por mos gatishmëria institucionale, për tu marrë seriozisht me këtë fushë kaq të rëndësishme për venin.
Në përgjithësi, trashëgimia kulturore është e centralizuar në nivelin qendrorë, por kjo nuk e justifikon edhe mos interesimin e institucioneve lokale për ta zhvilluar këtë fushë, e cila vetëm në raste të veçanta, kur të kërkohet konsiderohet e rëndësishme, për tu lenë në harresë më vonë.
Sa i përket trashëgimisë kulturore në përgjithësi, brenda Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), është institucioni më i lartë i vendit, i cili ka në përgjegjësi veprimtarinë dhe përkujdesen ndaj trashëgimisë kulturore. Sigurisht se në përgjegjësi, por në vartësi të kësaj ministrie janë edhe organet e tjera relevante siç është Instituti i Arkeologjisë, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe organe të tjera, siç janë qendrat për trashëgimi kulturore, të cilat veprojnë në shtatë (7) regjione të ndryshme, ku njëra ndër këto është edhe në Ferizaj, e cila vepron nën hirarkin e MKRS-së.
Trashëgimia kulturore në përgjithësi, nuk është pronë e një komuniteti të veçantë, ajo edhe në të kaluarën, por edhe në të ardhmen është trajtuar, e do të trajtohet si e përgjithshme dhe pikërisht ndoshta në vendin tonë është kjo arsyeja, pse trashëgimia kulturore është centralizuar, është një, e patjetërsueshme, unike dhe mjaftë përfaqësuese.
Me qëllim të kuptimit të qasjeve të reja ndaj trashëgimisë kulturore, është e nevojshme të përfshihet secili në shoqëri për procesin në vazhdim të përcaktimit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore, promovimit të dialogut ndërmjet kulturave dhe religjioneve. Pra, duke analizuar këtë Konventë Evropiane dhe duke parë për së afërmi e respektuar trashëgiminë kulturore në përgjithësi, atëherë fare lehtë, duke i konsultuar me konventat ndërkombëtare mbi këtë fushë, mund të arrijmë, që përmes trashëgimisë kulturore ta realizojmë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, citoj nga konventa: duke theksuar vlerën dhe potencialin e trashëgimisë kulturore, kur ajo përdoret me maturi si burim për zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësinë e jetës në një shoqëri që zhvillohet vazhdimisht. Duke pranuar se çdo person gëzon të drejtën e përfshirjes në trashëgiminë kulturore të përzgjedhur prej tij, ndërsa respekton të drejtat dhe liritë e tjetrit, si aspekt i së drejtës së tij për të marrë pjesë lirisht në të drejtën kulturore të mishëruar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (1948) dhe të garantuar nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966).
Në kontekstin e ligjit, definimi i nocionit Trashëgimi Kulturore nënkupton:
Regjioni i Ferizajt në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, e të cilat janë të listuar në kategori të ndryshme si rezerva arkeologjike, ansamble arkeologjike, ansamble arkitektonike e eksponate arkeologjike janë të shumta, por që kujdesi ndaj tyre edhe më tutje mbetët për tu dëshiruar.
Republika e Kosovës – Ferizaj, janë pjesë e Bashkimit Evropian, të tilla do të mbetën, por me një qasje më pragmatike në të gjitha fushat, ku vend të rëndësishëm zë edhe Trashëgimia Kulturore, pa të cilën konsiderohet e zbrazët për reprezentativë.
Thënie; ,,Çdo popull, nëse nuk ka të identifikuar rrugën nga vjen, e nga duhet të shkoj, konsiderohet i humbur” .!
Shpresoj, se një ditë edhe kjo fushë kaq e rëndësishme për vendin, do ta ketë një përkujdesje më të mirë institucionale, për të pasur mundësi rrëfimet e dokumentuara për gjeneratat e reja, për rrugën se nga kemi ardhë.
MA: Nexhat Shahini 20.03.2018
(Magjister i Historisë)