Lajme

Transportuesit rrugor të regjionit të Prizrenit ndërpresin grevën

By FerizajPress

August 17, 2018

Ndou dhe Veseli,  dëgjuan ankesat dhe kërkesat e shoqatës, të cilat i shtyen për të hyrë në grevë dhe pas diskutimeve konstruktive, të dyja palët ranë dakord që të ndërpritet greva dhe të vazhdohet me operim normal të linjave të rregullta, Prizren – Prishtinë dhe anasjelltas.

Në vazhdimësi, Ndou theksoi përkushtimin maksimal të ministrit Lekaj dhe të kabinetit për zgjidhjen e të gjitha problemeve të operatorëve ekonomik, gjithmonë në dobi të shërbimit të qytetarëve.

Ministria e infrastrukturës,  gjegjësisht departamenti i transportit rrugor në bashkpunim me operatorë, shoqatat dhe të tjera palë relevante, në afat sa më urgjent do t’i  trajtojnë dhe  zgjidhin të gjitha problemet që i kanë transportuesit. /Lajmi.net/