Transferimi i Jorginhos te Manchester City është çështje kohe. Sipas informatave nga Anglia, marrëveshja është arritur mes klubeve, përcjellë “Lajmi.net”. “Guardian” raporton që Jorginho do t’i kushtojë Cityt 57 milionë euro. Mesfushori do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me klubin kampion të Anglisë. Ai po shpreson që zyrtarizimi të bëhet para shkuarjes së Cityt në fazën përgatitore para sezonit të ri. /Lajmi.net/