Së fundmi kroati është lidhur shumë më një transferim të mundshëm te skuadra e Interit. Mediat italiane kanë raportuar detaje të reja rreth kësaj çështje duke nxjerrë në “skenë” edhe gruan e Modric, Vanja Bosiniç e cila është edhe agjentja e tij. Sipas “La Gazzeta Dello Sport” Vanja Bosiniç ka telefonuar drejtuesit e Interit, duke ju ofruar atyre shërbimet e Modric. Pas kësaj Interi prej ditësh është në tratativa me Real Madrid për yllin kroat.