Sport

Transferimi i Guardiolas te City, transferimi më i çuditshëm i janarit (FOTO)

By FerizajPress

January 06, 2017

Trajnerët ndonjëherë kanë disa kërkesa që për audiencën e futbollit nuk kanë aspak kuptim.

Një veprim i tillë është bërë edhe nga Pep Guardiolas, që sipas raportimeve të medieve, thuhet se ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për huazimin e Holger Badstuber.

Lajmi fillimisht është publikuar në ‘Kicker’, për t’u publikuar pastaj në të gjitha mediet evropiane, përcjell lajmi.net.

Badstuber është njëri nga futbollistët më të pafat që ka sot futbolli, në tre vitet e fundit ai ka arritur të paraqitet në vetëm 27 ndeshje, shkaku i lëndimeve të shumta.

.