Favoriti kryesor mbetet Thibaut Courtois, pasi edhe Chelsea është vënë në kërkim të një zëvendësuesi. Në rast se Real Madrid nuk do të arrijë të marrë belgun, atëherë “The Sun” shkruan se alternativa e “Los Blancos” është Hugo Lloris. Edhe t’i marrësh Tottenham portierin francez nuk është e lehtë, pasi “spurs” duan rreth 70 milionë euro. Pavarësisht nga gafa në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë, Hugo Lloris mban statusin e një prej portierëve më të mirë të planetit. Numri 1 i Tottenham ka përfunduar në librin e shënimeve të Real Madrid, si plan “B” nëse nuk marrin Courtois.