Policia njofton se të hënën, teksa një person po voziste traktorin ka humbur kontrollin mbi të dhe për pasojë ka vdekur pasagjeri, ndërsa vetë ai ka pësuar lëndime trupore.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë i policisë:
VETAKSIDENT RRUGOR ME FATALITET/24.07.2023 – 18:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë. Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedur të rregullt.