Sport

Trajneri i ri i Bayernit e jep një lajm të rëndësishëm për Lewandowskin

By FerizajPress

July 02, 2018

Kështu së paku ka deklaruar trajneri i ri i Bayern Munich, Niko Kovac. Kovac që sezonin tjetër do t’i udhëheq bavarezët, sot ka bërë prezantimin zyrtar, ku ka folur edhe për të ardhmen e sulmuesit Lewandowski, që është përfolur për një largim. “Nuk ka asgjë të re për Robert Lewandowskin. E kam telefonuar dhe ja kam treguar qëndrimin tim”. “Jam duke shikuar për ta pasur atë në skuadër. Ai është një lojtar i madh, sulmues me klas botërorë dhe ka bërë shumë për këtë klub dhe do të bëj shumë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Kovac./Lajmi.net/