Napoli nesër në ‘Santiago Bernabeu’, takohet me Real Madridin, dhe këtë ndeshje për ta ndjekur nga afër, ka udhëtuar nga Argjentina, Diego Armando Maradona.
Duke ditur të kaluarën e Maradonas te Napoli, dhe peshën që mund të kenë fjalët e tij, trajneri Sarri i ka kërkuar atij që t’u flas lojtarëve para kësaj ndeshje.
“Shpresoj që ai të ketë kohë t’u flasë lojtarëve para ndeshjes. Të takosh me një legjendë që ka besim te ju dhe të të thotë që mund të kemi një ndeshje të madhe, është si të vendosësh benzinë tankut”, ka deklaruar Sarri, përcjell lajmi.net.