Ai theksoi që përgatitja fizike ishte ajo që e bëri diferencën.
“Patëm një fillim të mirë, por djemtë e humbën forcën dhe freskinë. Danezët luajtën më mirë ishin më të përgatitur fizikisht dhe kjo e bëri të veten. Pavarësisht kësaj ne luajtëm mirë në përgjithësi dhe lamë përshtypje jashtëzakonisht të mirë te të gjithë pjesëmarrësit”, është shprehur Cimili, përcjellë “lajmi.net”.
Ndryshe, Kosova i fitoi dy ndeshjet e para ndaj Norvegjisë dhe Qipros, por u eliminua pas disfatës ndaj danezëve.