Sport

Trajneri i Anglisë deklarohet pas humbjes nga Belgjika

By FerizajPress

June 29, 2018

“Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Ata kishin kontroll më të madh të lojës në disa momente. Ishte një provë e mirë për ne”, ka deklaruar Southgate pas ndeshjes. “Kjo ishte një ndeshje që donim ta fitonim, por faza e eliminimit është më e rëndësishme dhe ne duheshim të siguroheshim që lojtarët tanë të rëndësishëm të ruhen”. “Lojtarët që kanë luajtur sot kanë dhënë absolutisht gjithçka, nuk janë ndalur në asnjë moment”. “Të gjithë e kanë parë nivelin që kemi luajtur sot, dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”./Lajmi.net/