Lajme

Trajkoviq: Incidenti në Çagllavicë nuk kishte motive etnike

By FerizajPress

April 17, 2016

Serbi N.Gj. dy net më parë është rrahur nga një shqiptar në Çagllavicë, afër Prishtinës.

Por, komandanti i Stacionit të Policisë në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, i ka thënë KiM Radios se incidenti nuk ka qenë i motivuar etnikisht, transmeton Koha.net.

Dy net më parë, rreth orës 20, një shqiptar ka rrahur serbin N.Gj.

Rasti ishte raportuar në polici dhe për pasojë një person është arrestuar, ka sqaruar Trajkoviq për këtë medium në gjuhën serbe. Ai ka konfirmuar se shqiptari kishte rrahur serbin.

“Po, sulmuesi ka qenë shqiptar, por incidenti nuk ka qenë i motivuar etnikisht”, ka sqaruar Trajkoviq.