Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave preventive për tu mbrojtur nga pandemia Corona Virus Menaxhmenti I Hekurudhave të Kosovës,Trainkos ka ndërprerë linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur Menaxhmenti I Hekurudhave të Kosovës, Trainkos përmes një komunikate.
Kjo është komunikata e plotë e Menaxhmentit të Hekurudhave të Kosovës, Trainkos
Ju njoftojmë pas rekomandimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e masave preventive për tu mbrojtur nga pandemia Corona Virus, Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos SH.A pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur që ta ndërpres Linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë i cili niset nga Prishina në orën 07:10 dhe nga Shkupi në orën 16:10 duke filluar nga data 13.03.2020 deri me datën 27.03.2020 .
Për çdo ndryshim eventual do të ju mbajmë të informuar.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim