Imazhet që të ofron një ditë pas tragjedisë janë tronditëse. Në këtë oborr që shikoni në foto dhe video u gjetën 26 trupa të pajetë.Nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre në krahë në një përpjekje të dëshpëruar për t’i mbrojtur.
Ajo që lanë pas punëtorët e shpëtimit – dorezat dhe objektet e tjera – dëshmojnë për tmerrin që shpërtheu në zonë.
Tek tuk në tokën e mbuluar nga hiri të bien në sy ndonjë këpucë e mbetur nga viktimat që u dogjën të gjallë, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as kafshët shtëpiake. Qenë të ngordhur shihen kudo.
26 të vdekurit që u gjetën në oborrin e restorantit kishin tentuar të shpëtonin, duke marrë makinat e tyre për t’iu drejtuar Athinës. Por ata u bllokuan nga flakët. Prandaj lanë makinat dhe lëvizën drejt detit.
Vendimi i tyre tingëllon llogjik, por në fakt vulosi vdekjen e tyre. Nga fusha ku u gjetën ka një rrugë që të çon në një shkëmb dhe prej aty në det.
Megjithatë, njerëzit e pafat, nuk e dinin atë ose nuk arritën t’i afroheshin asaj.
Ata e gjetën vetën të rrethuar nga flakët dhe përqafuan fëmijët e tyre duke qenë të vetëdijshëm se nuk do mund të shpëtonin.