Nata mes të martës e të mërkurës, ishte shumë më e zeza për familjen Bajrami nga Ferizaj.
Burri 28 vjeç, Hajrizi, qëlloi për vdekje gruan e tij Florën, një vit më të re, e më pas ia mori jetën edhe vetes, njofton Klan Kosova.
Ngjarja ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit, ku Policia më pas gjeti një kallashnikov me të cilën dyshohet se u kryen vrasjet.
Askush në familjen Bajrami nuk deshi të flasë shumë për atë që ndodhi. Ata thanë se nuk dinë gjë për rrethanat e kobshme.
Edhe te familja e gruas së Hajrizit thanë se nuk e dinë pse dhëndri ua vrau bijën. Por, Omurët treguan se në familjen ku ndodhi tragjedia kishte një gjendje të rëndë financiare.
Më tepër se kaq, familjarët e gruas së vrarë thanë se ajo u kishte treguar disa herë se burri i saj përballej edhe me telashe tjera. /Klan Kosova/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vCbJFscM0JA&w=100&h=281]