Autoritetet në Boligi kanë arrestuar kreun e një kompanie ajrore pas tragjedisë që ndodhi javën e kaluar që la të vdekur 71 persona, përfshirë pjesën më të madhe të skuadrës braziliane të futbollit, Chapecoense.
Gustavo Vargas, një gjeneral i pensionuar i forcave ajrore, është marrë në mbajtje si pjesë e hetimeve ndaj rrëzimit.
Një zyrtare nga Bolivia po ashtu ka njoftuar se kishte paralajmëruar pilotin për problemin para nisjes, raporton “BBC”, përcjell “Lajmi.net”.
Aeroplani britanik Avro RJ85 u rrëzua pasi mbeti pa kerozinë derisa iu afrua aeroportit të Medellin më 28 nëntor.
.