Një 15-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në komunën Calcinato, provincë e Breshias në Itali.
Viktima, Klodian Seferaj, djali i një familje emigrantësh është shtypur nga treni ndërsa po luante me top me miqtë e tij përgjatë binarëve në stacionin e Ponte San Marco.
Miqtë e Klodianit lajmëruan menjëherë ndihmën e shpejtë mjekësore, por i mituri nuk ia doli të mbijetojë.15-vjeçari banonte vetëm pak metra më larg nga ku ndodhi tragjedia.