Sot në Konferencën për media u bë e ditur se tashmë Bienali i Vizatimit është shndërruar në një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike dhe i vetmi në fushën e Vizatimit në Kosovë dhe rajon, i cili ka krijuar një traditë prej 3 edicioneve, ku që nga viti 2012 organizohet për çdo dy vite në Ferizaj.
Organizimi i një ngjarje të tillë ka qenë nevojë imperative e kohës, për të krijuar hapësirë që të promovohet një nga fushat më e rëndësishme e arteve pamore siç është Vizatimi. Që nga edicioni i parë Bienali është munduar të sjellë dhe promovoj vlera artistike, me një përkushtim dhe seriozitet permanent, ku kanë marrë pjesë artistë nga vende të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe nga vendet tjera të Evropës.