Sport

“Tour de France” rrezikohet nga sulmet terroriste

By FerizajPress

July 04, 2018

Masat që janë marrë kanë qenë ekstreme dhe nuk është lejuar ndonjë sulm i mundshëm. Ndërkohë që vëmendja është e gjitha në Rusi duket se xhihadistët mund të godasin sërish Francën, këtë herë në evenimentin e saj “Turi i Francës”. Por mbi 30 mijë agjentë, forca të xhandarmarisë e ushtrisë do të angazhohen për të siguruar qetësinë në Turin e Francës në çiklizëm, event që do të nisë më datën 7 korrik. Lajmin e kanë konfirmuar sot organizatorët e këtij turneu, pas kërkesës që ka bërë Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI).