Ikona e Romës, ka kritikuar edhe një herë drejtuesit ‘Gialloros’ për vendimin për të pensionuar numrin 10. Roma pas pensionimit të Tottit, mori vendim që të pensionojë numrin 10, siç kanë bërë në të kaluarën Napoli për Maradonën, Interi për Zanettin dhe Milani për Maldinin. “E kam thënë gjithmonë se nuk duhet hequr përgjithmonë numri 10, si ka bërë Napoli me Maradonën. Është puna e klubit të gjejë një zëvendësues dhe fëmijët që luajnë me Roma kanë të drejtë ta ëndërrojnë ashtu si bëja unë”, ka deklaruar Totti. “Për shembull do t’ia jepja me kënaqësi Leo Messit. Do të shkoja personalisht në aeroport për t’ia dhënë.”/Lajmi.net/