‘Djajtë e Kuq’ kanë pësuar humbje të rëndë në shtëpi nga skuadra e Tottenham, duke u mundur me rezultat të thellë 0-3 në kuadër të xhiros së tretë të Premierligës. Pjesa e parë e përballje nuk solli asnjë gol. Pjesa e dytë i takoi Tottenhamit, që shënoi jo më pak se tre herë. Harry Kane në minutën e 50’ kaloi në epërsi Tottenhamin, ndërsa në minutën e 52’, Lucas shënoi për 0-2. Ishte pikërisht Lucas që shënoi golin deklasimit për United, duke shënuar në minutën e 85’ për 0-3. Pas tri xhirove Tottenham numëron 9 pikë,ndërsa Manchester United mbetet në kuotën tre pikëve./Lajmi.net/