Sport

“Topin e Artë e meriton Grizmann, nuk mund ta fitojnë gjithmonë Messi apo Ronaldo”

By FerizajPress

July 21, 2018

Francezi, i cili këtë vit fitoi Europa Ligën me Atletikon dhe Botërorin me Francën, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere, por ai zgjodhi të qëndronte tek Atletico, që para fillimit të Botërorit. “Nuk është vetëm Grizman në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Messin dhe Ronaldon. A e meriton Rafael Varan? Sigurisht që po. Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin.” – deklaroi Deshamp.