Ferizaj

Topalli viziton zjarrfikësit, u premton kushte më të mira pune

By FerizajPress

October 06, 2017

Ferizaj.06.10.2017. Kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli, ka vizituar Njësinë e Zjarrfikësve në Ferizaj. Me këtë rast, pretendenti për të parin e komunës, tha se në 31 zotimet e tij bën pjesë edhe ky institucion.

“Puna e parë është që të ketë qasje, zjarrfikësit duhet të kenë qasje të ujit, s’ka hidrant në qytetin e Ferizajt, pra është premtimi i parë, zotimi i parë që ne do ta realizojmë që nga dita e parë e qeverisjes sonë, të tjerat pastaj do t’i diskutojmë e do t’i bëjmë bashkë me zjarrfikësit, sepse buxheti i komunës nuk është buxheti i kryetarit të komunës, kryetari i komunës e ka për detyrë të menaxhoj buxhetin, për neve si Lëvizje është e rëndësishme çështja e sigurisë dhe do të kemi bashkëpunim të ngushtë me zjarrfikësit dhe do të angazhohemi maksimalisht që t’ua rregullojmë kushtet e punës dhe këta të pajisen me mjete të nevojshme të punës”, tha Topalli.