Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, duket se ka ftuar Qeverinë, që ta luftojë korrupsionin si kriter i parë për liberalizimin e vizave.
“Realizojeni kriterin e parë për liberalizimin e vizave, luftën kundër korrupsionit, të dytin ua realizojmë ne”, ka shkruar Topalli në llogarinë e tij në Facebook.
Ai madje ka thënë se këtë do ta bëjnë, pa humbur territor, duke mos sqaruar se për çfarë kriteri bëhet fjalë.