Ferizaj

Topalli: Qeveria po kontribuon në krijimin e terrenit të përshtatshëm për ekstremizëm

By FerizajPress

August 05, 2016

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur sulm kundër demokracisë.

Ai tha se veprimet e tilla nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë problemi.

‘’Qeveria e Kosovës përveç masave të sigurisë të cilat duhet të jenë të përhershme, duhet të angazhohet që të krijoj kushte për zhvillim ekonomik. Varfëria, mungesa e perspektivës dhe gjendja e rëndë sociale në shumicën e rasteve janë terren i përshtatshëm për ekstremizma të ndryshëm. Këtë e kanë thënë shpesh edhe miqtë e Kosovës. Mjerisht qeveria e Kosovës po kontribuon me mosangazhimin e saj në krijimin e një terreni të tillë’’  ka thënë Topalli për Televizionin Tema.