Ferizaj

Topalli premton përfaqësim të fuqishëm të grave në vendimmarrje

By FerizajPress

October 09, 2017

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje Faton Topalli gjatë një takimi që ka zhvilluar me gratë aktiviste të këtij subjekti politik e ku merrnin pjesë edhe drejtuese të larta të këtij subjekti ka thënë se objektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirja sa më e madhe e grave në vendimmarrje dhe politikëbërje. Topalli ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje gratë e Ferizajt do të kenë përkrahje të madhe si në shkollim,mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik. “Nuk mjafton ti kemi 10 Ministre në Qeverinë e Kosovës nëse vajzat dhe gratë e fshatrave dhe qyteteve nuk marrin pjesë në marrje të vendimeve. Shpesh edhe kur gruaja ka qenë në pozitë vendimet i kanë marrë burrat.Ashtu siç është përgjegjësia e përbashkët në familje ashtu duhet të jetë përgjegjësia edhe në drejtori,në punë, në komunë dhe në shtet.” ka thënë Topalli. Topalli ka thënë se komuna do tu jep bursa për studime vajzave të cilat dëshirojnë të studiojnë por nuk kanë kushte ekonomike. Para grave aktiviste kanë folur edhe Albulena Haxhiu dhe Donika Kada-Bujupi. Ato kanë vënë theksin në barazinë gjinore dhe pjesëmarrje sa më të fuqishme të grave në vendimmarrje. Në këtë tubim me grat dhe vajzat e këtij subjekti morën pjesë edhe kandidatet e listës zgjedhore të këtij subjekti politik për Kuvend të Ferizajt.