Ferizaj

Topalli merr pjesë në protestë edhe në Zvicër

By FerizajPress

May 01, 2016

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli në kohën kur hidhej gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, ishte ndër më aktivët.

Ai po ashtu ishte pjesë e protestave të cilat opozita e bashkuar i organizonte edhe nëpër sheshet kryesore të Prishtinës. Topalli ka dalë edhe përtej kufijve në këtë drejtim. Ai është bërë pjesë e një proteste që sot është mbajtur edhe në Zvicër.

“Ne protestë, në Zvicër, aty ku punëtorët luftojnë për të drejtat e tyre…”, ka shkruar Topalli në llogarinë e tij në Facebook.