Ferizaj.17.10.2017. Këtë të marte Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ka mbajtur tubim zgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në sheshin “Adem Jashar” ku morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të këtij subjekti politik.
Tubimin e ka hapur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili tha se Ferizajn po e presin ditë të mira, duke theksuar se ky qytet ka nevojë për një lider si FatonTopalli.
Aty ishte “kalimthi” edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës Fisnik Ismajli i cili tha se ka ardhur këtu me biçikletë për të përkrahur Faton Topallin për të vazhduar për Kaqanik në përkrahje të kandidatëve nga kjo komunë.
Kandidati për kryetar të Ferizajt nga kjo parti Faton Topalli, tha se nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me pushtetin lokal, do të qeverisë me duar të pastra.