Ferizaj

Topalli: LVV do të qeverisë bashkë me qytetarë

By FerizajPress

October 16, 2017

Ferizaj.16.10.2017. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Ferizajt, Faton Topalli, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës nga kjo parti Dardan Sejdiu, u takuan me qytetarë ferizajas në sheshin e qytetit. Gjatë bashkëbisedimeve me qytetarë, Topalli u premtoi atyre se Vetëvendosje do të qeverisë bashkë me ta.

“Kemi dalë për t’u takuar me qytetarë, ne do të qeverisim së bashku me qytetarë, edhe kur vjen puna për ndarjen e buxhetit do ta bëjmë së bashku me qytetarë, e jo siç është bërë deri më tani, kemi një mbështetje jashtëzakonisht të madhe, kjo mbështetje po vërehet edhe në takimet me qytetarë, edhe në takimet që kemi në lagje e fshatra, pra është një entuziazëm shumë i madh, edhe një përpjekje dhe një shpresë e madhe për ndryshimin në komunën e Ferizajt, ajo që po më pëlqen më së shumti është që kudo që kam takuar grupe të ndryshme të gjithë e dëshirojnë ndryshimin dhe kanë ide konkrete se si do të duket ndryshimi dhe kështu së bashku me ta do të realizojmë atë që presin qytetarët e komunës së Ferizajt”, tha Topalli.