Ferizaj

Topalli: Kryeministri dhe Qeveria bojkotojnë Kuvendin

By FerizajPress

June 09, 2016

Faton Topalli deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sot janë kthyer në Kuvend pas 3 muajve që kanë bojkotuar atë ka kritikuar Kryeministrin dhe Qeverinë se po veprojnë njëjtë.

“Qeveria e Kosovës e bojkoton Kuvendin. Kërkon kthimin e opozitës dhe kur vjen Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend, Kryeministri dhe Qeveria bojkotojnë Kuvendin”, ka shkruar Topalli në profilin e tij në Facebook derisa po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës.