Ferizaj

Topalli: Kosova duhet të financojë në shkollat e mërgatës

By FerizajPress

May 24, 2017

Ish deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, duke folur për gjendjen e mërgimtarëve rreth formës për të votuar, ai ka thënë se mërgata duhet të përfshihet në qeverisje.

“Kjo është një pasuri që tjerët nuk e kanë dhe pikërisht ne që e kemi nuk po dimë ta shfrytëzojmë, pasi që nuk kemi njerëz adekuat që i kryejnë këto punë siç duhet”, ka thënë Topalli.

Ai ka folur edhe për programin që e ka kjo parti në lidhje me mërgatën.

“Ka kaluar kohë e gjatë që njerëzit tanë jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Kjo për faktin se tash duhet që ne të financojmë nëpër shtete të ndryshme, sidomos në shkolla, pasi që duhet ta ruajmë gjuhën tonë, traditën tonë e shumë gjëra të tjera”, ka thënë ai.